Biografia e z. Behgjet Pacolli.
Behgjet Isa Pacolli
Data,vendi i lindjes, familja
30 gusht 1951, Marec, Prishtinë. I biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijët, i martuar me znj. Masha Pacolli. Prind i pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës dhe Diarit).
Edukimi fillestar
Edukimi fillor në Marec – Kosovë.
I mesëm
Edukimi i mesëm në Prishtinë.
I lartë
1970-1973 Instituti i Tregëtisë së jashtme Hamburg, Gjermani
Specializimi
1982-1983 Master në Marketing dhe Menaxhment – Instituti Mösinger Zurich.
Profili profesional eksperienca
● 1974-1975 Korrespondent për gjuhë të huaja dhe zëvendësdrejtor për zhvillim pranë Kombinatit të Tekstilit, Gjilan.
● 1976 Drejtor komercial për zhvillim rajonal i Kompanisë
Peter Zimmer, Kufstein Austri.
● 1977-1980 Drejtor komercial në kompaninë Interplastica
Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.
● 1980-1990 Drejtor Gjeneral Interplastica
Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.
● 1990 Themelues, President dhe titullar i Mabetex
Project Engineering, Lugano Zvicër.
● 1992-2009 President i CRS-Credito per lo sviluppo e
ristrutturazione, Lugano Zvicër;
● President i Mabco Construction, Lugano Zvicër
● President i Swiss Diamond Hotel Management, Bermuda;
● Titullar i Korporatës Interfin Finance Londër;
● Titullar i Mabetex International (i shtrirë 18 vende të
botës);
● Titullar i kompanise së sigurimeve Siguria, Prishtinë;
● Aksionar mazhoritar në Bankën Ekonomike, Prishtinë;
● Titullar i Saranda Properties, Astana Kazakistan;
● Titullar i Sine Tempore International ;
● Titullar i agjensionit Diamond Travel;
● Titullar i Nuova Bernasconi – Lugano
● Anëtar i bordit në disa kompani nëpër botë
Veprimtaritë tjera humanitare
● Sponsor kryesor i Fondacionit Aleksandër Moisiu;
● Themelues i Fondacionit dhe jetimoreve “Bambini Di Sakha”
● 1993 – Themelues dhe sponsor i spitalit për strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të braktisur që lindin me probleme fizike në Sakha);
● 1999 – Në bashkëpunim me Fondacionin “Insieme per la pace” dhe zonjën Fanfani, intervenon masivisht në ofrimin e ndihmave në Kukës, Ivangrad, për të dëbuarit nga Kosova;
● Mbështetje spitaleve në Kosovë me barna dhe preparate medicinale;
● Themelues i Fondacionit Ibrahim Kodra,Lugano;
● 2000-2004 – Mbështetje për ngritjen e infrastrukturës së TMK-së në Prishtinë dhe kontribut në pajisjet profesionale të saj;
● 2005 – Mbështetje për ngritjen e Qendrës memoriale në Penuhë të Podujeves;
● 2004 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i pengjeve në Afganistan (pas një qëndrimi trejavor me sukses arrin të lirojë tre pengjet, punëtorë të OKB-së, Shqipe Hebibit, Annete Flaninghan dhe Angjilito Najan;
● 2006 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i gazetarit të marrë peng në Afganistan, Gabrielle Torsello;
● 2006 Fondacioni Behgjet Pacolli, Prishtinë (bursa studimore, asistencë sociale për njerëzit në nevojë, ndërtimi i shtëpive për skamnorët dhe kontribute tjera në jetën sociale dhe kulturore);
● 2007 – Kontribut në ndërmjetësimin dhe lirimin e 23 pengjeve koreanë në Afganistan;
● 2008-2011 – Lobim permanent për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran;
● 2007 Projektues, sponsor dhe financues i gjithë infrastrukturës së Universitetit Amerikan në Kosovë AUK;
● 2009 Financon ndërtimin e zgjerimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës;
● 2008 Financon projektin e rindërtimit dhe restaurimit të xhamisë së Llapit në Prishtinë (objekt në kuadër të trashëgimisë kulturore të Kosovës);
● Sponsorizues i sportit dhe kulturës në Kosovë;
● Kontribut tërësor në ndërtimin e strehimoreve dhe shtëpive për familjet skamnore; (në vazhdim e sipër)
● Asistencë në dërgimin për shërim jashtë vendit të dhjetëra pacientëve në vit; (në vazhdim e sipër)
● Asistencë sociale invalidëve dhe personave në nevojë (pagë mujore); (në vazhdim e sipër)
Veprimi dhe angazhimi politik
Promovues dhe Themelues
● 1999 FORK – Fondacioni për Rindërtimin e
Kosovës, Prishtinë;
● 2000 Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano;
● 2004 Themelues i SEED, Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore, Washington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës);
● 2005 Themelues i organizatës New Kosova Alliance, Washington (organizatë lobuese për pavarësinë e Kosovës, 2005-2007);
● 2006 Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend);
● Anëtar i Center for International and Strategic Studies CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Washington, Këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger;
● 2007-2010 Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ;
● 2011 Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës (mandati i dytë)
● 2011 PRESIDENTI i Republikës së Kosovës
● 2011 Inicues dhe nënshkrues i marrëveshjes së koncensusitpolitik për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.
● 2011 ZËVENDËS KRYEMINISTËR I PARË i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe investimet e huaja.
Vlerësime
● Dekoratat e TMK;
● Vlerësime dhe tituj nderi nga Universiteti i Teknologjisë së Roçester (Rochester);
● Dekorata nga AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë)
● Dekoratat e larta të Shtetit të Perusë, Presidentit të Perusë;
● Dekorata më e lartë shtetërore e Federatës Ruse (vlerësimet në arkitekturë), qytetari i dytë i huaj pas amerikanit Armand Hammer që e merr këtë dekoratë;
● Qytetar nderi i Astanës, Republika e Kazakistanit;
● Konsull nderi global i Liberisë (2002-2008);
● Ambasador i Paqes (Universal Peace Federation);
● Kalorës i Paqes Globale i Mijëvjeçarit; dhënë nga Centro Internazionale per la Pace fra i Popoli (Qendra Ndërkombëtare për paqen mes popujve) çmim i dhënë dhe Michail Gorbaciov, Perez De Cuellar, S.S. Giovanni Paolo II, Luciano Pavarotti, Helmut Kohl, Nënë Tereza e Kalkutës, Kofi Annan, Bill Gates, etj;
● Mirënjohja nga Fondacioni Nelson Mandela;
● Mirënjohja nga Fondacioni Clinton Global Initiative.
● Qytetar nderi i qytetit të Lezhës – Shqipëri
● Titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës
● Nderohet me “Çelësin e Tiranës”
Gjuhët
Gjuhë amtare: Shqip
Gjuhë të huaja
Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroate, etj.
Publikimet
• Publikime të ndryshme nga sfera socio-ekonomike, politike dhe kulturore;
• Themelues dhe botues i revistës “Albanica”.
• Themelues i gazetës ditore “Lajm”
• Autor i librit autobiografik “Nga sfida në sfidë, Jeta Behgjet Pacolli, 2010.
Të dhëna tjera
www.behgjetpacolli.com
http:// www.mabetex.com/
http:// www.ks-siguria.com/ks-siguria/
http:// www.swissdiamondhotel.net
Forumet në gjuhën angleze
http:// www.pacollikosovo.com/
http://pacolliafghanistan.com/
http://www.pacollimabetex.com/
http://www.pacollidiamond.com/
http://www.pacolligroup.com/
http://www.mabetexconstruction.com/
www.balkanwelfare.org
në gjuhën gjermane
http://www.behgjetisapacolli.de/
http://www.behgjetpacolliafghanistan.de/
http://www.behgjetpacollikazakhstan.de/
http://www.behgjetpacollikosovo.de/
http://www.behgjetpacollimabetex.de/
http://www.behgjetpacollirussia.de/
http://behgjetpacolliswitzerland.de/
http://www.behgjetpacolliusa.de/
http://www.bpacolli.de/
http://www.bpacolli.ch/
http://www.behgjetisapacolli.ch/
http://www.pacolligroup.ch/
http://www.mabetexconstruction.ch/
http://www.pacollikosova.ch/
http://www.pacollibalkan.ch/
http://www.pacollimabetex.ch/
në gjuhën shqipe
http://behgjetpacollirussia.al/
http://www.behgjetpacolliusa.al/
http://www.behgjetpacollimabetex.al/
http://www.behgjetpacollikazakhstan.al/
http://behgjetpacolliitaly.al/
http://www.behgjetpacolliafghanistan.al/
http://behgjetpacolliswitzerland.al/
në gjuhën ruse
http://behgjet-friends.ru/
http://behgjet-pacolli.ru/
http://behgjetbiography.ru/
http://behgjetbusiness.ru/
Behgjet Pacolli, personi kyç pёr lirimin e gazetartit Italian Gabriele Torsello

Behgejt Pacolli
Në vitin 2004, Pacolli bëri të mundur lirimin e tre punëtorëve të OKB-së të marrur peng në Afganistan (Shqipe Hebibi, Annette Flannigan dhe Angelitoo Nayan).
Ndërsa në vitin 2006 ai gjithashtu ndihmoi në lirimin e korrespondentit italian Gabriele Torsello i cili ishte rrëmbyer në Afganistan
Behgjet Pacolli pret në zyre të AKR-së, Ambasadorin Italian në Kosovë z. Michael Louis Giffoni
Të enjten, një delegacion i zyrës Italiane, i kryesuar nga Ambasadori Italian në Kosovë, Michael Louis Giffoni, vizitoj AKR-në, ku u prit nga Lideri i kësaj Partie z. Behgjet Pacolli

Michael Luis Giffoni dhe Behgjet Pacolli
Z. Pacolli duke i dëshiruar mirëseardhje, Ambasadorit Italian në Kosovë, shprehi gatishmërinë e tij dhe të subjektit që ai drejton, Aleanca Kosova e Re, për bashkëpunim të vazhdueshëm. Ai vlerësoj lartë rolin e shtetit Italian për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës sidomos gjatë viteve të fundit.
Ambasadori Italian në Kosovë, Michael Louis Giffoni, duke falënderuar z. Pacollin për pritjen, theksoj faktin që Kosova ka ndërtuar një bazë të mirë të një shteti demokratik, dhe tani i duhet një vizion i qartë për të ardhmen. “Institucionet e Kosovës kanë arritur të ndërtojnë korniza të qëndrueshme brenda të cilave duhet të zhvillohen procese demokratike, gjithashtu tani e tutje duhet të punohet me program dhe vizion të qartë”. – u shpreh Ambasadori Italian në Prishtinë, z. Michael Louis Giffoni. Ai shtoi, se në Kosovë janë krijuar kushtet për punë, por ka mbetur shumë për tu bërë në aspektin e integrimit në strukturat Euroatlantike.
Lideri i Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, duke folur në përgjithësi për punën e qeverisë, vlerësoj faktin se është investuar në disa drejtime, por ai tha se çështjet esenciale dhe mirëqenia e qytetarëve nuk është marr me seriozitetin e duhur. “Qeveria e Kosovë duhet të përkushtohet dhe të punoj më shumë për krijimin e vendeve të punës dhe për mirëqenien sociale të qytetarëve të Kosovës” – u shpreh z. Pacolli.
Behgjet Pacolli pret ambasadorin italian dhe delegacionin e Zyrës Italiane në Kosovë

Behgjet Pacolli
Një delegacion i Zyrës Italiane, i kryesuar nga ambasadori italian në Kosovë, Michael Louis Giffoni, vizituan AKR-në, ku u pritën nga lideri i kësaj partie z. Behgjet Pacolli
Prishtinë, 9 tetor 2008
Z. Pacolli duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit italian në Kosovë, shprehu gatishmërinë e tij dhe të subjektit që ai drejton, Aleanca Kosova e Re, për bashkëpunim të vazhdueshëm.
Ai vlerësoi lart rolin e shtetit italian në procesin e pavarësimit të vendit tonë si dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, sidomos gjatë viteve të fundit.